LAJMI I FUNDIT:

Harrojmë një fytyrë, por jo postimet në Facebook

Harrojmë një fytyrë, por jo postimet në Facebook

Një studim i ri mbi memorien tregon se si memoriet tona favorizojnë shkrimet spontane dhe origjinale mbi ato të edituara.

Studiuesit kanë zbuluar se në testet e memories, memoriet e pjesmarrësve janë për një herë e gjysmë më të forta për postimet në Facebook në krahasim me memorien e tyre ndaj fjalive të shkruara në libra.

“U befasuam shumë kur pamë se sa më e fortë është memoria njerzore për postimet në Facebook në krahasim me stimujt tjerë”, deklaroi Laura Mickes nga departamenti psikologjik i Universitetit të Warwrick.


Duket se arsyeja për këtë rezultat studimi është se postimet në Facebook janë më të lehta për tu mbajtur mend për shkak se janë informata të vogla dhe me natyrë të ngjashme si thashethemet.

Megjithatë, studimi sugjeron se mbrapa këtyre rezultateve qëndron një fenomen edhe më i përgjithshëm. Sipas shkenctarëve të përfshirë në këtë studim, mendja jonë kap më lehtë formatin e informatave të ashtuquajtura ‘mind-ready’, format ky që është më spontan, i pa-edituar dhe më i afërt me të folurit natyral.

Duket se ky zbulim mund të jetë ndihmesë në ri-dizajnimin e mjeteve edukuese, shkencën e komunikimit dhe atë të reklamave. /Telegrafi/