Agjencia e Statistikave të Kosovës mori edhe një shpërblim nga Eurostati. Më 2 mars 2015, Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in e kanë zgjedhur hartën e Republikës së Kosovës hartën më të mirë të muajit.
Kjo është një arritje e madhe për Agjencinë e Statistikave të Kosovës pasi përderisa disa vende të rajonit sapo janë bërë anëtare të Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika, e ku anëtarë të përgjithshëm janë 43 shtete të ndryshme të botës, Kosova arrin që për herë të tretë ta zë vendin e parë me hartën më të mirë të muajit.
Kosova është anëtare e Forumit Evropian për Gjeografi dhe Statistika që nga viti 2010.
Harta e Kosovës me informacione statistikore e zgjedhur si hartë e muajit, përmban informacione statistikore lidhur me udhëtimet ditore dhe javore për arsye pune, edukimi a familjare, që bëhen nga vendbanimet e tjera të Kosovës për në qytetin e Prishtinës.
Në këtë hartë është kalkuluar mesatarja sipas distancës së udhëtimit për çdo udhëtar. Kështu, sipas qëllimit të udhëtimit del se çdo udhëtar ka kaluar 34 km për qëllime pune, ndërsa për qëllime edukimi dhe familjare është 40 km gjatësi.
Njerëzit që udhëtojnë kanë ndikim si fenomen mbi flukset e qarkullimit të automjeteve, andaj të dhënat e paraqitura përmes kësaj harte janë të rëndësishme për planifikim dhe menaxhim të transportit dhe të trafikut rrugor urban.
“Rritja territoriale e qytetit, veçanërisht dendësia e popullsisë e ka rritur numrin e udhëtimeve, që në shumicën e rasteve manifestohen me probleme, si: humbje e kohës, ndotje të mjedisit, aksidente rrugore, aksidente të këmbësorëve, mungesë e infrastrukturës për biçikleta, etj. Burimi i të dhënave për përpilimin e kësaj harte është Regjistrimi i Popullsisë 2011, ndërsa për analizë dhe vizualizim të të dhënave është përdorur programi i ArcGIS-it, versioni 10”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën