LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Njerëzit e AAK-së janë takuar me Kadri Veselin (Video)

Haxhiu: Njerëzit e AAK-së janë takuar me Kadri Veselin (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se është për keqardhje se si Kuvendi i Kosovës u shndërrua në vegël të qeverisë.

Ajo në emisionin Rrokum Roll ka theksuar se më as për qytetarët s’janë me rëndësi seancat që janë mbajt çdo të enjte.

“E pashë sot sa jo funksional është Kuvendi”, tha Haxhiu.

Sipas saj, po shihet se opozita nuk ka qenë pengesë për punën në Kuvend, siç kanë thënë qeveritarët.

“Është mjeruese se qysh po votohen ligjet në Kuvend”, tha ajo.

Sipas saj, ajo çka tha mbrëmë deputetja Musliu se PDK-ja po e shqyrton si materie marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, është veç tallje me publikun.

“Mbas nëntë muajve që është nënshkruar marrëveshja, ata dalin na thonë se po e shqyrtojnë si materie! Kjo është tallje!”, u shpreh Haxhiu.

“Në qoftë se është kusht demarkimi i kufirit për liberalizimin, pse atëherë nuk u kërkua edhe demarkacioni me Serbinë…, se ende nuk kemi as me ata”, pyeti Haxhiu.

Në vazhdim ajo tregoi se na bazë të një sondazhi, ka dalë se vetëm 2% e popullit është në pajtim me këtë marrëveshje.

“Dhe jam e sigurt se në atë 2 % janë qeveritarët”, vlerësoi ajo.

Haxhiu shtoi se sa e rëndësishme është qeveria të largohet nga kjo marrëveshje se, siç tha ajo, “kur të vjen në Kuvend, dihet…”, duke aluduar se nëse shkon në Kuvend atëherë ndodh ratifikimi i marrëveshjes.

Haxhiu në vazhdim u shpreh se janë të sigurt se ka pas takime mes personaliteteve të AAK-së dhe PDK-së, më saktësisht me Kadri Veselin.

“Kanë me dalë më vonë këto gjëra, jam e sigurt”, u shpreh ajo.

“Sa i takon Enver Hotit, na nuk po marrim njerëzit… ata po vijnë vet. Le t’i qet në publik me i dëshmua ato çfarë i paska thënë, të gjitha janë shpifje”, tha ajo duke shtuar se nuk i vjen mirë që u prish blloku opozitar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori