LAJMI I FUNDIT:

“Hazard ëndërron Real Madridin”

“Hazard ëndërron Real Madridin”

Sulmuesi i Aston Villas, Christian Benteke, thotë se bashkëkombasi i tij, Eden Hazard, ëndërron që të luajë për Real Madridin, përkundër kalimit multimilionësh të tij gjatë verës te Chelsea.

Mesfushori 21 vjeçar ka qenë në formë sensacionale që prej kalimit të tij te Chelsea, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar 14 herë.

“Unë nuk jam i befasuar nga suksesi i Hazardit me Chelsean, ai mund të luajë edhe më mirë. Ai ka cilësitë për t’u bërë edhe lojtar më i madh. Ëndrra e tij është t’i bashkohet Real Madridit, kështu që unë nuk e shoh atë te klubi spanjoll për dy vite tjera”, është shprehur Benteke. /Telegrafi/