LAJMI I FUNDIT:

Hazard kthehet në Belgjikë

Hazard kthehet në Belgjikë

Belgjika shënoi fitore të thellë 4-0 ndaj Hungarisë të dielën, duke arritur në çerekfinale të Evropianit.

Eden Hazard fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, ndërsa ai do të ketë një motivim shtesë për përballjen me Uellsin, në çerekfinale që do të luhet në Lille.


Pikërisht në këtë qytet ka nisur karriera e futbollit e 25-vjeçarit. Qyteti, që është në kufi me Belgjikën dhe njihet si Rijsel në gjuhën flamande, ishte vendi ku Hazard u shpërngul në vitin 2005 dhe iu bashkua akademisë së Lilles.

Pasi ishte një nga yjtë e Kampionatit Evropian U-17 në vitin 2007 në Belgjikë, Hazard debutoi me të rriturit e Lilles po atë vit.

Ai u zgjodh dy herë rresht lojtari më i mirë i ri në Francë, para se të zgjidhet lojtari më i mirë në vitin 2011 dhe 2012, ndërsa në edicionin 2010-11 kishte udhëhequr Lillen drejt titullit të Francës dhe Kupës së Francës.

“Jemi me fat që në çerekfinale luajmë në Lille. Unë e njoh qytetin shumë mirë. Nuk e njoh stadiumin e ri aq mirë, pasi nuk kam luajtur kurrë aty. Por, jam shumë i motivuar për përballjen e radhës. Do të jetë një festë e madhe të premten dhe shpresoj të ketë shumë tifozë të ndajnë këtë me ne”, ka thënë Hazard.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori