LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Nuk ka arsyetime për humbjen ndaj Arsenalit

Hazard: Nuk ka arsyetime për humbjen ndaj Arsenalit

Eden Hazard ka deklaruar se humbja ndaj Arsenalit ka ardhur nga gabime e tyre dhe nuk ka justifikime për këtë, pasi duhet të punojnë që mos të bënë më gabime.

Arsenal shënoi tri herë në për 40 minuta, duke mposhtur Chelsean në pjesë të parë dhe Hazard pranon se skuadra e tij duhet të përmirësohet.


“Nuk ka justifikime. Kjo nuk ishte e mirë. Humbëm shumë duele. Ne kemi ardhur për të fituar ndeshjen, por kemi bërë gabime – për golin e parë, një tjetër për të dytin dhe pastaj para se ne të reagonim u bë 3-0”, ka deklaruar Hazard në faqen zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.

Conte i tërbuar nga humbja: Jemi ekip i madh vetëm në letër
Lexo po ashtu Conte i tërbuar nga humbja: Jemi ekip i madh vetëm në letër

“Në këtë moment, në çdo fundjavë ne kemi nevojë të shënojmë. Ne e bëmë atë në Leicester, por kundër Arsenalit, të cilët ishin duke luajtur në shtëpi, nuk ishte e mundur”.

“Ata luajtën mirë. Ne duhet të jemi më të mirë. Në tre ndeshjet e fundit në kampionat ka pasur nëntë pikë në dispozicion dhe ne kemi marrë vetëm një. Kjo është zhgënjyese. Duhet të shkojmë larg dhe të punojnë që mos të bëjmë më gabime para ndeshjeve të mëdha që po vijnë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/