LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kosova e gatshme për MSA-në

Haziri: Kosova e gatshme për MSA-në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se Këshilli i Ministrave në Samitin e liderëve pritet që të konfirmoj vendimin e dy dhjetorit të vitit të kaluar për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me Kosovën.

Ai ka theksuar se pritja për hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën ka qenë e kushtëzuar me rezultatet të cilat do t’i japë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, e cila sipas tij, nga ana e Kosovës është realizuar në tërësi.

“Kosova nuk mund të jetë më peng i zbatimit të marrëveshjes sepse njëanshëm e ka filluar realizimin e detyrave të cilat kanë dalë nga kjo marrëveshje”, tha ai për Telegrafin.


Sipas tij, për Serbinë ende vlen kushti i Bundestagut dhe kancelares gjermane Merkel, për implementimin e pjesës së marrëveshjes Prishtinë–Beograd që kërkon shpërbërjen e strukturave paralele, duke shtuar se Kosova në asnjë mënyrë nuk do të duhej që të lidhej më këtë kusht sepse ky është kusht për Serbinë dhe jo për Kosovën.

Haziri beson që më 28 qershor shtetet anëtare të BE-së, do të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Evropian (KE) për hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën, përkundër mundësisë që Kosova edhe më tutje të jetë e lidhur me kushtin gjerman për Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori