LAJMI I FUNDIT:

Henry do të nënshkruajë me Arsenalin

Henry do të nënshkruajë me Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger, ka dhënë shenja se ai do të nënshkruajë me Thierry Henry në formë huazimi.

Sulmuesi i New York Red Bulls, Henry, i cili aktualisht stërvitet me Topçinjtë, pritet të nënshkruajë marrëveshje afatshkurtër huazimi, por Wenger thotë se ndeshja ndaj Southampton është shumë herët për francezin.

“Ai sapo është kthyer nga pushimet dhe është shumë herët që ai të luajë të martën”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/