LAJMI I FUNDIT:

Henry nuk mendon për pensionim

Henry nuk mendon për pensionim

Legjenda franceze, Thierry Henry, mendon se do të luajë së paku edhe dy vjet (deri në përfundimin e kontratës me New York Red Bulls në vitin 2015).

“Po e teproni (me çështjen e pensionimit). Kam edhe dy vite të tjera (në kontratë), të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Unë do ta respektoj kontratën dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pastaj”, ka thënë ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës.


35-vjeçari ka shprehur dëshirë që të bëhet trajner, ndërsa është spekuluar se ai mund ta zë vendin e Arsene Wengerit te Arsenali dikur në të ardhmen. /Telegrafi/