Në mes të unazave të boshtit kurrizor ndodhen disqet i.v.(mesunazore) që kanë funksion amortizimin e forcave mekanike të cilat krijojnë kushte për zhvillimin e sëmundjeve degjenerative të diskut.
Dr. Sanije Hajrizaj – Geci
Fiziatër
044 197 898
Disku i.v ndërtohet nga pjesa e jashtme (annulus fibrosus) dhe pjesa e brendshme (nucleus pulposis). Në pjesa e brendshme, uji përbën pjesën më të madhe, ndërsa pjesën më të vogël proteoglikani hidrofil që ka aftësi të lidh ujin. Nga koncentrimi i tij varet dhe funksioni hidrodinamik i nucleus pulposis. Maksimumi arrihet në decenien e tretë të jetës dhe pastaj gradualisht bie.
Në pjesën e jashtme ndodhen fijet elastike dhe kolagjene të cilat sigurojnë elasticitetin dhe fortësinë e trupit të unazës.
Hernia e diskut intervertebral paraqet migrimin e masës së nukleusit (pjeses së brendshme të diskut) në ndikimin e forcës mekanike dhe rritjes së shtypjes intradiskale, gjatë së cilës vjen deri te fryrja apo shkyerja e pjesës së pasme të anulusit dhe ligamentit longitudinal të pasëm.
Ekzistojnë tri shkallë të hernies diskale:
1. Qarje (fissura)
2. Zgjatje (protrusion)
3. Shkyerje (Prolaps)
Vendi ku më së shpeshti ndodh hernia diskale është pjesa e pasme, e përparme dhe vertikale e diskut i.v.
Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve te diskut janë:
* Mosha
* Forca mekanike
* Qëndrimet e gabuara të trupit
* Lakimi i boshtit kurrizor (skolioza)
* Anomalitë e lindura ose të fituara të boshtit kurrizor dhe ekstremiteteve të poshtme
* Mikrotraumat
Pasqyra klinike
• Simptoma kryesore te lëndimet e diskut është dhimbja në regjionin lumbal (mesit).
• Dhembja është e shumë e fortë, intensive dhe rritet gjatë çdo lëvizje, gjatë kollitjes, teshtitjes, qeshjes, defekacionit, etj.
• Në qoftë se dhimbja zvogëlohet gjatë pushimit dhe nuk përcillet përgjatë këmbës flitet për zgjatje (protrusion) të diskut intervertebral (mesunazorë).
• Nëse dhimbja propagohet përgjatë këmbës dhe përcillet me çrregullime të senzibilitetit dhe motolitetit flitet përshkyerje (prollaps) të diskut iv.
• Çrregullimet e senzibilitetit: parestezionet, dizestezione, hiperestezione, djegie, ftohtësi, varësisht se cilin dermatom e përfshinë.
• Çrregullimet e lëvizshmërisë janë më të rralla.
• Zakonisht lajmërohen pas ngushtimeve intensive dhe të zgjatura të fijeve motorike të radikseve (rrenjëve) spinale.
Te sindroma kompresive radikulare nganjëherë kemi edhe ç’rregullime vazomotore si pasojë e irritimit të fijeve simpatike jo mieline.
Manifestohen me:
– ndjenjën e ftohtësisë në ije, përgjatë këmbës dhe shputës,
– ndryshime të ngjyrës dhe temperaturës të lëkurës, posaçërisht gjatë qëndrimit në këmbë, ekspozimit në të ftohtë dhe shqetësimeve.
Ekzaminimi objektiv
1. Humbja e lordozes fiziologjike.
2. Skoliozë antalgjike me konveksitet nga ana e afektuar.
3. Spazma e muskulaturës paravertebrale (si reaksion mbrojtës ndaj dhimbjes).
4. Kufizimi i lëvizshmërisë.
5. Pikat e Valeix-it pozitiv kah ana e atakuar.
6. Dobësim ose fikje e reflexeve tetivore në këmbën e atakuar.
7. Dobësim i miotomeve të inervura nga radiksi i atakuar.
8. Çrregullim i dermatomeve të atakuara.
Testet që aplikohen për ekzaminimin e dhimbjeve radikulare përgjatë këmbës (ishialgjia)
SLR testi dhe Bragardi. Gjatë ekzaminimit të këtyre testeve shtohet dhembja gjatë zgjatjes pasive të ngritjes së këmbës e cila matet me shkallë. Këto shenja janë pozitive në anën e sëmurë e rrallë janë pozitive në të dy anët ku tregojnë për shkallen dhe rrjedhën e sëmundjes (shenja e Lermittit).
Incidenca
Rreth 90% e hernies diskale lajmërohet në vendet me rezistencë më të madhe posaçërisht në pjesën më të lëvizshme të segmentit lumbal të boshtit kurrizor L4-L5 dhe L5-S1.
Këto ndryshime dy herë më tepër paraqiten te meshkujt s sa te femrat dhe përfshinë moshën 40-50 vjeçare.
Hernia e diskut L2-L3 me komprimim (shtypje) në rrënjën (radiksin) L3 është më e rrallë, manifestohet me dhimbje dhe çrregullime të ndjeshmërisë në anën e jashtme të kërdhokullës, pjesën e përparme të mbigjurit dhe anën e brendshme të gjurit. Këtu kemi humbje të forcës të muskulit quadriceps, refleksi patellar i dobësuar ose i fikur dhe ecje të vështirësuar.
Hernia e diskut L3-L4 me komprimim (shtypje) në radiksin (rrënjen) L4 përcillet me dhembje, çrregullime sensitive (prekjes) nga ana e jashtme e mbigjurit, ana e përparme gjurit dhe ana e brendshme e kërcit me refleksin patellar të dobësuar ose të fikur.
Hernia e diskut L4-L5 me komprimim (shtypje) te radiksit L5 manifestohet me dhimbje dhe çrregullim të sensibilitetit në pjesën e pasme të mbigjurit, anën e jashtme të kërcirit, dorzumin e shputës dhe gishtin e madh.
• Pacienti nuk është në gjendje të ec në thembra për shkak të dobësimit të muskujve te zgjatur të shputës dhe gishtit të madh.
• Si pasojë e lëndimit të radiksit (rrënjës) L5, vjen gjer ke pareza ose paraliza e nervit peroneal.
• I sëmuri ka ecja perineale, ka dobësim ose fikje të refleksit të Achilit.
Hernia e diskut L5-S1 me kompremim (shtypje) të radiksit (rrënjës) S1 manifestohet me dhimbje dhe ç’rregullim të sensibilitetit në pjesën e pasme të mbigjurit, kërcirit dhe thembrës, pjesën e jashtme të shputës dhe gishtin e vogël.
• Pacienti nuk mund të ec në gishtërinj për shkak të dobësimit të muskujve fleksor të gishtërinjve të shputës dhe m.triceps sure.
• Kemi refleksin e Achilit të dobësuar ose te fikur.
Diagnoza
Anamneza, analizat laboratorike, radiografia e pjesës lumbale, mijelografia, CT, RM, EMG.
Diagnoza diferenciale
* Hiperostoza difuze idiopatike.
* Çrregullimet posturale dhe anomalitë e lindura kongjenitale (spina bifida), lumbalizimi i S1.
* Spondilolisteza.
* Stenoza spinale.
* Sëmundjet infektive të bushtit kurrizor.
* Sëmundjet metabolike.
* Tumoret e boshtit kurrizor.
* Aneurizmat e aortës abdominale.
Mjekimi
* Mjekimi në stadin akut dhe subakut ka për qëllim zbutjen e dhembjes, zvogëlimin e spazmave muskulare, pengimin e dëmtimeve mekanike të strukurave diskovertebrale.
* Mjekimi konservativ përfshinë: pushim në pozitë pa dhembje.
* Aplikimin e analgjetikëve dhe antiinflamatorëve josteroid.
* Glikogortikoitet.
* Sedativët.
* Miorelaksantët.
Në fazën akute krahas terapisë medikamentoze duhet aplikuar edhe terapinë fizikale për të rritur efektin analgjetik. Aplikohen elektroterapitë me veprim analgjetik, ushtrimet izometrike për forcimin e muskujve para vertebral, abdominal dhe gjymtyrëve të poshtme.
* Mjekimi operativ është i indikuar te sindroma e caudes equina për shkak të kompresionit dorzomedial të medulles spinale.
* Kompresioni i dy radikseve spinale ose keqësimet progressive të deficitit motorik gjatë mjekimit konzervativ.
* Perzistimi i dhembjeve.
Suksesi i mjekimit operativ varet nga shkalla e dëmtimeve neurologjike dhe kohëzgjatja e komprimimeve radikulare. Te 50-80% e të sëmurëve vjen deri te përmirësimi i lezioneve motorike, por nuk ka dallime të mëdha në mes të operuarve dhe të mjekuarve konservativ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën