LAJMI I FUNDIT:

Hetohen copëzat e gjetura në Tanzani, dyshohet se kanë lidhje me fluturimin MH370

Hetohen copëzat e gjetura në Tanzani, dyshohet se kanë lidhje me fluturimin MH370

Copëza të reja të aeroplanit janë gjetur në Tanzani. Ato pritet të ekzaminohen, për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me aeroplanin e rrëzuar të “Malaysia Airlines” – fluturimin MH370.

“Copat e gjetura janë shumë të mëdha. Vetëm nëse konfirmohet se i takojnë një aeroplani të llojit Boeing 777, atëherë ne do të dërgojmë ekip për t’i studiuar nëse vërtetë i përkasin fluturimit MH370”, ka thënë ministri i Transportit të Malajzisë, Liow Tiong Tai, raporton Reuters.


Aeroplanin i fluturimit MH370 është zhdukur nga radarët në marsin e vitit 2014, me 239 pasagjerë në bord, pak pasi ishte nisur nga Kuala Lumpuri në relacionin për në Pekin të Kinës. /KP/