LAJMI I FUNDIT:

Heynckes: Guardiola mori vendimin e duhur

Heynckes: Guardiola mori vendimin e duhur

Trajneri aktual i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka përshëndetur vendimin e klubit për të nënshkruar me Pep Guardiolën dhe madje thotë se tekniku katalanas bëri zgjedhjen e duhur.

“Unë do të zëvëndësohem nga një trajner që ka qenë shumë i suksesshëm. Mendoj se është mirë. Pasardhësi im është i mençur. Ai ka analizuar top ekipet europiane dhe e ka kuptuar se Bayerni është ekipi me të cilin mund të ketë më shumë sukses”.

“Unë bëhem 68 vjeç verës dhe do të pensionohem. Kushdo që ka punuar deri në këtë moshë sigurisht se ka të kursyer një pension shumë të mirë. Ishte e qartë për mua se gjatë verës do të ndalem”, është shprehur Heynckes.