LAJMI I FUNDIT:

Hiqet nga rendi i ditës licenca e kompanisë së gjeneralit Clark

Hiqet nga rendi i ditës licenca e kompanisë së gjeneralit Clark

Me kërkesë të shefit të gurpit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismat Beqiri, janë hequr nga rendi i ditës votimi i projektligjit për investimet strategjike në Kosovë, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC dhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika.

Konjufca tha se këto projektligje është dashur të pezullohen krejt, sepse Qeveria nuk ka pasur transparencë sa i përket pasurisë së vendit tonë për hulumtim të qymyrit.


“Rekomandimi i qeverisë po bjen në kundërshtim të ligjeve, ata do të kenë të drejtën ta shpojnë dhe hulumtojnë Kosovën për rezervat e qymyrit, kjo është çështje serioze, është mirë që të hiqet krejt”, tha ai. /Telegrafi/