LAJMI I FUNDIT:

Historia e ariut të quajtur Tomi që është “ekstraduar” në Kosovë (Foto)

Historia e ariut të quajtur Tomi që është “ekstraduar” në Kosovë (Foto)

Një shkrim i botuar në mediat e huaja dhe interesimi i Fondacionit “Katër Putrat” me qendër në Austri bëri që të nënshkruhej një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit.

Pas kësaj, Tomi nuk është më në rrugën nacionale Tiranë-Burrel, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, në afërsi të Shkopetit.

t2

Tomi është transportuar nga Ulza në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë.ariu tomi

I pranishëm në “ekstradimin” e Tomit, zv.ministri Kledi Xhaxhiu tha se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite.

t3

“Ministria e Mjedisit është e vendosur t’i thotë “stop” këtij fenomeni” – tha z. Xhaxhiu duke theksuar se synohet edhe ndërgjegjësimi i publikut për të adresuar fenomenin e mbajtjes së paligjshme të këtij lloji të faunës së egër në robëri.

Ndërsa drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhja, shprehu kënaqësinë që Kopshti Zoologjik ofron këtë mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.

t4

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Fondacionit “Katër Putrat” Carsten Hetwig shprehu konsideratën për angazhimin e Ministrisë së Mjedisit për shpëtimin e ariut Tomi dhe transferimin e tij në strehimoren e Prishtinës, duke theksuar se aksioni vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit austriak.

Përveç ariut Tomi, është kryer vaksinimi dhe vendosja e mikrocipeve edhe për dy arinj të tjerë në robëri, në Bulqizë dhe Fier.

Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm në një periudhë të shkurtër do të realizohet transferimi i të tre arinjve në strehimoren “Pylli i arinjve” në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori