LAJMI I FUNDIT:

Historia e picamenit që kërkon 20 milionë euro për transferim dhe ka pushtuar botën e futbollit (Foto)

Historia e picamenit që kërkon 20 milionë euro për transferim dhe ka pushtuar botën e futbollit (Foto)

Agjenti Mino Raiola kishte filluar punën e tij me një transferim gjigant kur kishte dërguar Dennis Bergkamp te Interi në vitin 1993 nga Ajaxi.

Është një akt i rregullave që e ka bërë të famshëm tanimë 48 vjeçarin, që ka në pronësi lojtarë si Zlatan Ibrahimovic e Paul Pogba.


Ai kishte marrë një nofkë si “Zotëri treqind milionëshi”, ndërsa kishte provokuar dhe sulmuar edhe figura të mëdha si Pep Guardiola dhe Sir Alex Ferguson.

Historia e tij është e lidhur me talent, por edhe me mizori.

raiola 4

Ai kishte lindur në Itali, por kishte lëvizur drejt Holandës, ndërsa kishte edhe një biznes të tijin familjar për pica në Haarlem.

Ky është njeriu që po e ndërton Manchester Unitedin e Mourinhos (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky është njeriu që po e ndërton Manchester Unitedin e Mourinhos (Foto/Video)

Në karrierën e tij 18 vjeçare Raiola, ka studiuar për juridik, ka ndihmuar familjen e tij të ndërtojnë një biznes të suksesshëm dhe kishte bindur skuadrën e tij të vendlindjes ta emëroj si drejtori sportiv.

raiola 5

Ai flet shtatë gjuhë duke filluara nga italishtja, holandishtja, frëngjishtja, anglishtja, gjermanishtja, spanjishtja dhe portugalishtja.

Ai u fut në punë te Rob Jansen, që ishte agjenti më i famshëm në Holandë, ndërsa kishte ndërmjetësuar kalimin e Bergkamp nga Ajaxi te Interi në vitin 1993.

raiola 1

Marrëveshja e parë personale e Raiolas ishte shtija e Pavel Nedved te Lazio pas Euro 96.

Por jeta e tij ndryshoi kur ai mori përsipër talentin e madh suedez të Ajaxit, Zlatan Ibrahimovic.

Menaxheri i Pogbas 'sulmon' analistin e njohur anglez Lineker
Lexo po ashtu Menaxheri i Pogbas 'sulmon' analistin e njohur anglez Lineker

Ai e kishte lejuar Ibrahimovic pas takimit të parë ta voziste Porschen e tij rreth Amsterdamit, ndërsa në anën tjetër e filloi menjëherë planin me Luciano Moggin për ta larguar drejt Italisë.

raiola 2

Sulmuesi ndërroi shumë klube si Interi, Milan, Barcelona, PSG dhe tani është në United.

Ai e kishte futur në modë përqindjen dhe quhej nga të gjithë si “Zotëri pesë për qindëshi”.

Ai e shiti Robinho nga Manchester City te Milan me këtë metodë.

Raiola tanimë ka lojtarë si Paul Pogba, Henrikh Mkhitarian, Mario Baloteli e Romel Lukaku. /Telegrafi/

raiola 3

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori