LAJMI I FUNDIT:

Historia e tmerrshme e shqiptares: Babai më godiste me shkelma në bark që të mos mbetja shtatzënë!

Historia e tmerrshme e shqiptares: Babai më godiste me shkelma në bark që të mos mbetja shtatzënë!
Foto: Ilustrim

Një histori e tmerrshme vjen nga Italia me protagonistë një familje shqiptare.

Vijon procesi gjyqësor ndaj babait shqiptar që përdhunoi për 10 vjet me radhë të bijën, e zinte me shkelma në bark që të mos mbetej shtatzënë dhe e kërcënonte të mos rrëfente pasi do shfaroste gjithë familjen.


Mediat italiane raportojnë se në historia e abuzimit kafshëror nisi në fillim të viteve 2000, kohë kur gjithë familja shkoi në Itali të bashkohej me kryefamiljarin.

Aso kohe vajza ishte vetëm 8-vjeç.

Babai, sot 45 vjeçar, (emri i tij nuk bëhet i ditur) nisi abuzimin seksual me vajzën.

Sipas rrëfimit të vetë vajzës, sot, studente 23-vjeçare, para avokates së saj mbrojtëse Marina Magistrelli, babai e përdhunonte në mëngjes, para se ajo të nisej për në shkollë.

Vajza ka treguar se përdhunimi ndodhte një ditë po e një ditë jo.

“Ai më kërcënonte, nëse tregon do të vras të parën nënën tënde, pastaj motrën, vëllanë e më pas do vras edhe veten”- ka thënë vajza.

Jo vetëm kaq, vajza ka thënë se është keqtrajtuar edhe dhunuar fizikisht.

Sipas saj, ai e zinte me shkelma në bark, sipas tij, që të mos kishte mundësi të mbetej shtatzënë.

Gjatë gjithë viteve të tmerrit, familja nuk kishte asnjë dijeni, pasi vajza e kishte mbajtur gjithçka të fshehtë.

Abuzimet morën fund vetëm në vitin 2011, kur vajza mbushi 18-vjeç, kohë kur ajo u largua nga shtëpia për të jetuar më vetë. Iu deshën pas kësaj, plot 4 vjet që të merrte guximin e të thyente heshtjen dhe të bënte denoncimin në polici.

Arrestimi i abuzuesit u bë në janar. Avokati mbrojtës i shqiptarit deklaroi se gjithçka ishte fryt i fantazisë së vajzës duke mohuar gjithçka lidhur me akuzat.

Sipas babait, vajza e kishte sajuar gjithë këtë, pasi ai nuk kishte dashur më të kontribuonte financiarisht për vajzën, kur ajo u bë studente. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori