LAJMI I FUNDIT:

Historia i takon Real Madridit (Video)

Historia i takon Real Madridit (Video)

Cristiano Ronaldos ka folur pas fitimit të titullit të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur. Ky është titulli i tretë i Ligës së Kampionëve dhe është special, magjik. Tifozët e merituan”.

“E dija që do të fitonim, i thash Zidane se unë do të gjuaj penalltinë e fundit”, tha Ronaldo.

festa

Real Madrid tashmë është shpallur kampion për të 11-tën herë në Ligën e Kampionëve.

Penalltitë

(Real) Cristiano Ronaldo shënon

(Atleticio) Juan Fran e huq

(Real) Sergio Ramos shënon

(Atletico) Saul shënon

(Real) Gareth Bale shënon

(Atletico) Gabi shënon

(Real) Marcelo shënon

(Altetico) Antonie Griezman shënon

(Real) Lucas Vazquez shënon

Të gjitha penalltitë nga finalja mes Real Madrid C.F. dhe Atlético de Madrid.

Posted by Telegrafi Sport on Samstag, 28. Mai 2016

Statistikat:

Real Madrid 1-1 Atletico F.T. (A.E.T):

Posedimi i topit: 50%-50%

Shuta: 24-17

Saktësia e pasimeve: 86%-83%

Bllokimet: 16-19

120′ Përfundon takimi, fituesit do të përcaktohet pas penalltive.

115′ Koke lëndohet dhe zëvendësohet me Thomas Partey.

110′ Takimi zhvillohet në mesfushë. Pepe ndëshkohet me kartonë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Gabit.

106′ Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve

Ronaldo duke u relaksuar pas përfundimit të pjesë së parë të vazhdimeve

ronaldo

105′ Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve dy herë nga 15 minuta

100′ Gareth Bale godet fuqishëm, por Savic devijon topin duke e larguar nga zona e rreptësisë

94′ Isco harkon nga rivënia këndore, Cristiano Ronaldo nuk kishte fat kur me kokë nuk u tregua i saktë duke gjuajtur topin në duart e portierit, Jan Oblak.

91′ Fillojnë vazhdimet.

Statistikat

Real Madrid 1-1 Atletico

Posedimit topit: 50%-50%

Shuta: 13-15

Përqindja e pasimit: 85%-82%

Bllokimet: 11-11

90′ Përfundon takimi. Duhet të zhvillohen dy herë nga 15 minuta.

85′ Garath Bale i penguar nga Pepe nuk u tregua i saktë me kokë nga pesë metra pranë golit të Atleticos.

78′ Yannick Ferreira Carrasco realizon gol nga afërsia duke shfrytëzuar asistimin nga krahu i djathtë të Juan Franit.

1-1: Barazon Atlético de Madrid, shënon Carrasco.

Posted by Telegrafi Sport on Samstag, 28. Mai 2016

76′ Savic shpëton Atleticon kur nga vija e portës nxjerr topin e dërguar nga Gareth Bale.

75′ Zëvendësim te Reali. Del Benzema, hyn Lucas Vazquez.

70′ Karim Benzema humb një rast fantastik përballë portierit të Atleticos, i cili mbrojti gjuajtjen e sulmuesit francez.

65′ Qetësohet ndeshja, Reali dhe Atletico e kërkojnë rrugën e golit.

60′ Saul pati një rast fantastik duke goditur topin fuqishëm, i cili përfundoi pranë golit të Realit. Fernando Torres ndëshkohet me kartonë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Sergio Ramosit.

54′ Savic tregohet i ngathët para portës së Keylor Navasit, duke dërguar topin jashtë nga afërsia prej pesë metrash.

47′ Penalti për Atleticon. Antonie Griezman nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke e goditur shtyllën  horizontale të Keylor Navasit.
Paraprakisht, Pepe ndërhyn në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj Fernando Torresit.

Navas mbron penalltinë e gjuajtur nga Antoine Griezmann.

Posted by Telegrafi Sport on Samstag, 28. Mai 2016

45′ Atletico bën ndërrimin e parë: Del Augusto Fernandez, hyn Carrasco.

Fillon pjesa e dytë

Lexo më shumë: Atmosfera në Bernabeu në momentin golit (Video)

Statistikat e pjesës së parë

statistikat

Lexo më shumë: Shikoni këto fotografi dhe vlerësojeni a ishte apo jo pozicion jashtë loje

45′ Përfundon pjesa e parë me golin e Sergio Ramosit, i cili shënoi pas harkimit të Krossit

40′ Ndeshja zhvillohet në mesfushë.

35′ Griezman gjendet në rast të mirë, po paraprakisht ishte pozitë jashtë loje.

30′ Këmbëngul Atletico, por mbrojtja e Realit tregohet e sigurt.

25′ Juan Fran nga 16 metra, megjithëse në pozitë të mirë, e gjuanin topin jashtë.

20′ Madrilenët vazhdojnë të dominojnë, Atletico mundohet me kundër sulme të befason Los Blancos.

15′ Sergio Ramos realizon gol me kokë pas një harkimi të Toni Kross.

1-0: Goli i Sergio Ramos, Reali në epërsi.

Posted by Telegrafi Sport on Samstag, 28. Mai 2016

10′ Dani Carvajhal ndëshkohet me kartonë të verdhë pas një ndërhyrje të palejuar kundër Antonie Grizeman.

5′ Gareth Bale goditi mirë nga goditja e dënimit, por Casemiro nga afërisa prej pesë metrave nuk u tregua i saktë duke gjuajtur në drejtim të portieri, Jan Oblak.

Fillon ndeshja

Tifozët e Atletico Madridit në San Siro pak minuta para ndeshjes.

CjkHiz1WgAEBqgI

Tifozët e Real Madridit gati për të përkrahur klubin e tyre të zemrës.

5184

Ceremonia e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve.

CjkG65gWYAE7BD4

Sir Alex Ferguson ka mbërritur në stadiumin e San Siros.

1464460584498_lc_galleryImage_

Panorama e San Siros dhjetë minuta para ndeshjes.

panoiramaaaa

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tashmë ndodhet në stadium.

CjkD6xMVAAAULAp

Cristiano Ronaldo e ka një statistikë e cila do ta frikësojë Atleticon para ndeshjes.

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka një statistikë “të frikshme” para finales. Ronaldo i vetëm ka shënuar aq gola sa ka shënuar i gjithë ekipi i Atleticos i kombinuar.

31-vjeçari këtë edicion ka realizuar 16 gola në Ligën e Kampionëve, aq sa ekipi i drejtuar nga Diego Simeone.

Mbetet të shihet nëse portugezi do të shënojë apo jo në finale.

cristi

Një ekstra motivimi do të jetë sot për Keylor Navas i cili mund të bëhet amerikani i parë i Amerikës Qendrore që ngre lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Navas ka pasur një sezon të mirë me Real Madridin dhe duke fituar trofeun në fjalë do të bënte një përfundim fantastik pas një viti mbresëlënës në të cilin ai është përmirësuar vazhdimisht. “Që nga fillimi, Champions League është ëndrra ime, ëndërr e bërë realitet,” tha ai. “Kur isha i vogël, e kam imagjinuar vetën duke luajtur në këto ndeshje, është një privilegj të jem në këtë klub dhe për të fituar finalen.”

Edhe pse 29-vjeçari ka shkëlqyer në të gjitha garat në Ligën e Kampionëve, ai ka shkëlqyer me shumë se ku do, duke pranuar vetëm 2 gola në 10 ndeshje.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, Navas është i garantuar për të bërë histori për vendin e tij duke u bërë i pari mashkull që ka luajtur ndonjëherë në finale, edhe pse Shirley Cruz ka përfaqësuar vendin e Kosta Rikës në dy finale të njëpasnjëshme në konkurrencën e femrave, duke fituar dy trofe me Lyon.

Pesë ekipet që kanë dështuar për të shënuar kundër Real Madridit këtë sezon në Champions League me Navasin në portë, Shakhtar Donetsk, PSG, Malmo, Roma dhe Manchester City.

Portieri i Real Madridit do të shpresojë për ekipin e 6-të pa shënuar sot kundër At.Madrid.

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Atletico Madrid

Real Madridi dhe Atletico Madridi i kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin e Milanit, San Siro.

Atletico: Oblak, Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis, Gabi, Augusto, Koke, Saul, Griezmann dhe Torres.

real`

Real – Atletico, dallim i jashtëzakonshëm në vlerën e skuadrave (Foto)

Vlera e skuadrës së Real Madridit është larg më e madhe se sa ajo e Atletico Madridit, përcjell Lajmi.net.

“Los Blancos” i kanë shpenzuar mbi 559 milionë euro për blerjen e lojtarëve të ekipit të parë.

Ndërsa, “Los Colchoneros” kanë paguar 166.21 milionë euro për blerjen e futbollistëve.

atlet

Matthaus parashikon rezultatin e finales Real – Atletico (FOTO) 

mateus

Sonte, Real Madrid – Atletico Madrid

Madridi transferohet në Milano. Dy ekipet e kryeqytetit spanjoll, Real dhe Atletico do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Ligës së Kampioneve, ashtu sikurse ndodhi dy sezone më parë në Lisbonë. Për skuadrën e Diego Pablo Simeones, ky është rasti më i mirë për t’u hakmarrë për disfatën e pësuar në vitin 2014, një situatë të cilën e ka përjetuar më parë edhe Milani me Liverpulin.

Është një përballje që këtë vit vjen me disa ndryshime për të dyja skuadrat në krahasim me finalen e Lisbonës. Në portë, Reali nuk do të ketë Casillas, fajtorin e golit të pësuar nga Godin, por Navas. Në krahun tjetër, Courtois i kthyer te Chelsea ia ka lënë vendin polakut Oblak.

Në mbrojtje, te Reali dy janë ndryshimet në krahasim me 2014: Carvajal dhe Marcelo janë në formacionin e parë së bashku me Sergio Ramos e Pepe. Përpara dy sezonesh, Ancelotti kishte preferuar Varane e Coentrao në formacionin bazë. Ndërsa te Atletico janë të konfirmuar Juanfran, Felipe Luis e Godin. E reja për këtë vit është prania e Gimenez në vend të Mirandës, të larguar tek Interi.

Mesfusha është reparti që sipas Simeones do të vendosë këtë finale. Këtu ka një sërë ndryshimesh. Te Atletico kanë mbetir Koke e Gabi, me të cilët janë bashkuar Saul e Fernandez, ndërkohë që në vitin 2014 në fushë ishte Raul Garcia, i larguar te Athletic Bilbao, ndërsa Tiago e humbi vendin kundrejt Fernandez. Te Reali, nuk është më Di Maria, MVP i finales së Lisbonës. Është larguar edhe Khedira, ndërkohë që ka mbetur Modric së bashku me Casemiro e Kroos.

Përsa i përket sulmit, te Reali është e pamundur të ndash të famshmen BBC (Benzema, Bale e Cristiano). Të tre këta futbollistë duken se janë në një gjendje shumë më të mirë fizike dhe psikologjike në krahasim me vitin 2014. Ndërsa te Atletico, Villa e Diego Costa janë larguar dhe në vendin e tyre tashmë janë Griezmann dhe Fernando Torres, dy sulmues që mund të rezultojnë shumë të rrezikshëm.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori