LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e Modricit, koha kur nuk e lenin të hynte në kafeteri

Historia interesante e Modricit, koha kur nuk e lenin të hynte në kafeteri

Luka Modricit i ka ndodhur diçka interesante në vitin 2008, ku mas fitores me Kroacinë ndaj Israelit, nuk u lejua të hyjnë në një bar me arsyen se ishte një fëmijë.

Ylli kroat i Real Madridit është pjekur në një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit, por duket se mezi ka arritur pjekjen fizike gjatë 13 viteve të tij në lojën profesionale.


Ne nuk dyshojmë që Modric tani është një i rritur dhe i pjekur fizikisht, por ishte një rast interesant në vitin 2006, kur ai ishte 21-vjeçar dhe ende luante për Dinamo Zagreb.

Si do të dukeshin yjet e sotme me fanellat legjendare të kombëtareve të tyre (Foto)
Lexo po ashtu Si do të dukeshin yjet e sotme me fanellat legjendare të kombëtareve të tyre (Foto)

Në një intervistë për Sportske Novosti, Dovani Roso, një ish-lojtar i kombëtares së Kroacisë tregoi një gjë qesharake që i ndodhi Luka Modricit pas ndeshjes në Makabi Tel Aviv, kur ekipi i Slaven Bilicit vizitoi Izraelin për kualifikueset e Euro 2008 në nëntor të vitit 2006.

“Pasi Kroacia mundi Izraelin në Tel Aviv, gjatë eliminatoreve të vitit 2008, mora Darijo Srnan, Luka Modricin dhe disa lojtarë të tjerë deri në darkë”, shpjegoi Dovani Roso për Sportske Novosti, transmeton Telegrafi.

modric

“Pas kësaj kemi shkuar për një pije në një bar, por në hyrje ata nuk donin ta lenin Modric të hyjë brenda, duke thënë se ‘është e ndaluar për fëmijët nën 16’!. Ne kemi pasur një shaka të mirë dhe i shpjeguam që ky nuk ishte një ‘fëmijë’. Megjithatë, ata tani veçse kishin njohur Lukan shumë mirë”, përfundoi ish-reprezentuesi kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori