LAJMI I FUNDIT:

Historia: Ja si shqiptarët i droguan dy vajzat italiane

Historia: Ja si shqiptarët i droguan dy vajzat italiane

Tre të rinj shqiptarë, turistë rezidentë në Gjermani, por me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ishin me pushime në Lignani Sabbiadoro, janë denoncuar nga karabinierët italianë për dhunim të privatësisë dhe lëndim me dashje pasi kanë droguar me qëllim me amfetamin pijet e dy vajzave.

Pas këtij akti vajzat, njëra nga Citadella dhe tjetra nga Treviso, janë ndjerë keq dhe janë dërguar me urgjencë në spital.


Tre të rinjtë I kishin njohur vajzat në Lignanin, ku punonin në mënyrë sezonale dhe po kalonin disa orë pushimi me shoqërinë e tyre në përfundim të turnit.

Projekti i mbrëmjes ishte të prisnin agimin të gjithë së bashku në apartamentin e tyre.

Kur vajzat janë larguar për pak moment. Tre turistët kanë hedhur drogën në gotën e tyre të koktailit.

Menjëherë sapo kanë konsumuar pijen, vajzat janë ndjerë keq dhe kanë shkuar në spital. Ndërkohë që karabinierët kanë bastisur shtëpinë e djemve.