LAJMI I FUNDIT:

Hit i verës: Veshje për të gjitha rastet

Hit i verës: Veshje për të gjitha rastet

Fanella e shkurtër e cila zbulon kërthizën apo një pjesë të stomakut, edhe këtë verë ka pushtuar adhurueset e modës në gjithë botën, para së gjithash, ato të cilat mund të mburren me linjën e hollë të trupit.

Hit absolut i sezonit, kjo veshje njëkohësisht është edhe pjesë më praktike e rrobave për vapën verore, transmeton Telegrafi.


Duket perfekt me xhinse të ngushta dhe me sandale me taka, shortse, fund të shkurtër apo valëvitës…

Prandaj nuk është për t’u çuditur që kjo fanellë e shkurtër e cila zbulon kërthizën dhe një pjesë të stomakut, edhe këtë verë ka pushtuar adhuruesit e modës në tërë botën, para së gjithash, ato të cilat mund të krenohen me linjën e hollë të trupit.

Kjo pjesë praktike lehtë përshtatet me gardërobën për çdo ditë, por edhe në kombinim për argëtim të çmendur në mbrëmje në ndonjë plazh apo diskotekë nën qiellin e hapur.

Dominojnë ngjyrat e kaltër dhe e bardhë verore, me vija dhe me motive etno, ndërsa në koleksionet hit të dizajnerëve më të njohur botëror janë modelet nga pëlhura provide, pambuku në formë brinje apo peri. /Telegrafi/

1

3B4A9363

NEW YORK, NY - JULY 11: Gigi Hadid is seen in the East Village on July 11, 2015 in New York City. (Photo by Alo Ceballos/GC Images)