LAJMI I FUNDIT:

Hollande: Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin iniciativën mbi BE-në

Hollande: Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin iniciativën mbi BE-në

Presidenti francez, Francois Hollande theksoi sot, në kuadër të vizitës në Berlin, se Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin iniciativën pas votës së britanikëve për të nxjerrë vendin e tyre nga BE-ja.

“Një vend mik, një vend aleat me të cilin kemi shumë lidhje, sapo vendosi të ndahet nga unioni ynë, Bashkimi Evropian, që e mendonim të pashkatërrueshëm, të pandashëm”, konstatoi presidenti francez gjatë inaugurimit të një memoriali në Dun-les-Places, fshat martir ku 27 burra ishin pushkatuar në fund të Luftës së Dytë Botërore.


“Është përgjegjësia e Francës dhe Gjermanisë të marrin iniciativën, sepse ne kemi treguar se nga fatkeqësia, nga tmerri dhe nga lufta, ne kemi qenë të aftë të ndërtojmë një miqësi të fortë”, shtoi ai.

“Të ndarë, ne marrim rrezikun të jemi të përçarë, në mosmarrëveshje dhe grindje. Së bashku, ne mund të fitojmë jo vetëm paqen, por edhe vlerësimin e burrave dhe grave të këtij bashkimi të bukur që quhet Evropë”, përfundoi Hollande.

Dy ditë nga mbledhja evropiane shumë e rëndësishme që mbahet të martën në Bruksel, manovrat e mëdha diplomatike shtohen për të përshpejtuar procedurën e divorcit me Britaninë e Madhe, që votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori