LAJMI I FUNDIT:

Hoti i përgjigjet Çollakut: Integrimet nuk mbesin peng i 50 mijë eurove

Hoti i përgjigjet Çollakut: Integrimet nuk mbesin peng i 50 mijë eurove

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, e akuzoi ministrin Avdullah Hoti se ia ka marrë 50 mijë euro nga dikasteri që ai e drejton – pa paralajmërim.

Hoti atij i ka kthyer përgjigje duke i thënë se janë dakorduar në prill për 50 mijë euro që kanë shkuar për një program bursash, duke marrë para nga gjashtë Ministri.


Hoti gjithashtu i ka thënë Çollakut se integrimet evropiane nuk mund të mbesin peng i 50 mijë eurove.

“Intervenimi i ministrit për Integrime Evropiane në qeveri ishte se ai përket një shume prej 50 mijë euro që Qeveria e ka marrë vendim në prill, ne atëherë u patëm dakorduar që të mbështesim një program të bursave për studentë një projekt të MASHT-it në shumë prej 300 mijë euro dhe ato 300 mijë euro t’i marrim me rishikim tash në 6 ministri të ndryshme përfshi MF-në , të integrimeve të tregtisë, të bujqësisë dhe MASHT-in normalisht dhe ne e kemi reflektuar vendimin e qeverisë normalisht, unë nuk e kisha marrë shumë shqetësues atë fakt, procesi i integrimeve evropiane asnjëherë nuk mbetet peng i një shume prej 50 mijë euro, ne nuk kemi financim për miliardë, për të financua projekte kapitale përndryshe integrimet evropiane ose iniciativa të ndryshme që janë nuk i lëmë keq asnjëherë dhe normalisht do e trajtojmë edhe kërkesën e ministrisë së integrimeve. Transkripton nëse kërkoni qasje në zyrën e kryeministrit mund ta merrni, ju mund të shihni edhe vendimin e qeverisë”, tha Hoti.