LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon drejtorin e Bankës Botërore, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

Hoti takon drejtorin e Bankës Botërore, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti  dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza u takuan sot me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Franciskus August Godts, me të cilin  kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Bankës Botërore, duke përfshirë edhe performancën e portfolios së Bankës Botërore në Kosovë.

Të dyja palët në këtë takim u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm është i shkëlqyer dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts po qëndron në Kosovë si pjesë e delegacionit të Bankës Botërore, me rastin e mbledhjes së Konstituencës në të cilën bënë pjesë edhe Kosova, që pritet të fillojë të premten më 06 maj 2016. /Telegrafi/