LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia duhet ta njeh realitetin

Hoxhaj: Serbia duhet ta njeh realitetin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përjavshmen austriake “Profil” ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të njeh realitetin e Kosovës së pavarur.

Sipas tij, bazë e mirë për këtë është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve sovrane.

“Në në një periudhë sa më afatshkurtër Serbia duhet ta njeh realitetin e Kosovës së pavarur dhe si një shtet fqinjë të saj”, ka shtuar Hoxhaj.


Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve sovrane, Hoxhaj ka thënë se një pikë e rëndësishme në takimin e fundit të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, ka qenë shpërbërje e strukturave të sigurisë, policisë dhe shërbimit inteligjent që Beogradi mban dhe financon në veri të Kosovës.

“Gjasat janë të mëdha, që në takimin e radhës mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Serbisë, që do të mbahet me 4 mars të kemi një përparim”, ka shtuar ai.

Sipas kryediplomatit kosovar, serbet që jetojnë në katër komunat e veriut të Kosovës, do kenë të drejta për komunat e tyre, ashtu siç parashihet në Kushtetutën e Republikën së Kosovës, të cilat janë të pranishme edhe në planin e ish presidentit finlandez, Martti Ahtisaari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori