LAJMI I FUNDIT:

HP konfirmon tabletin e saj Android, Slate 7

HP konfirmon tabletin e saj Android, Slate 7

Më në fund, lajmi është bërë zyrtar. Prodhuesi i famshëm i kompjuterëve Hewlett-Packard është kthyer në garën e telefonave të mençur mobil, duke konfirmuar se do të prodhojë produktin e saj të parë Android, tabletin HP Slate 7, dhe për të hyrë në treg kompania ka vendosur që tableti i saj të vijë me një kosto shumë të lirë për blerësit.

Siç mund të vërehet nga emri, Slate 7 do ta ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, versionin e ri të Android, 4.1 Jelly Bean, mbështjellës të bukur, procesorin dual-core 1.6GHz ARM Cortex-A9 si dhe rezolucion me 1024 x 600 piksel.

Karakteristikat tjera të Slate 7 përfshijnë edhe 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, 802.11 b/g/n Wi-Fi, Bluetooth 2.1, dy kamera dhe baterinë për të cilën HP thotë se do të zgjasë deri në 5 orë. / Telegrafi /