LAJMI I FUNDIT:

Hristijan Mickoski drejtor i ri i ELEM

Hristijan Mickoski drejtor i ri i ELEM

Profesori Hristijan Mickoski, këshilltari për çështje energjetike i Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë është drejtori i ri i kompanisë shtetërore ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski edhe zyrtarisht për Faktor e ka konfirmuar informatën se ai është emëruar për drejtor të ri të centraleve elektrike shtetërore.


Ndërkohë është shkarkuar drejtori i deritanishëm Dejan Boshkovski i cili në këtë funksion ka qëndruar disa vite pasi ka zëvendësuar drejtorin paraprak Vlatko Çingovski.

Informatat jo zyrtare të Faktor flasin se ka mundësi së shpejti të ketë shkarkim edhe në kompaninë shtetërore MEPSO./Telegrafi/