LAJMI I FUNDIT:

HTC Bolt po vjen, sjell 64GB dhe kamerë me 18MP

HTC Bolt po vjen, sjell 64GB dhe kamerë me 18MP

Gjatë spekulimeve të ditëve të kaluara që kanë qarkulluar në internet është bërë e ditur se HTC do ta lansojë një telefon të ri dhe poashtu janë parë disa imazhe të dizajnuara.


Megjithatë, tani për herë të parë kanë rrjedhur edhe fotot aktuale ku shihet telefoni i ri nga HTC, HTC Bolt.

Sikur edhe është raportuar më herët, HTC Bolt i ngjanë shumë pajisjes tjetër të kompanisë, HTC 10. Poashtu nga fotot mund të shihet se telefoni nuk do të ketë të integruar portin e kufjeve, apo “headphone jack”.

Pajisja do të ketë ekran 5.5” dhe do të fuqizohet nga RAM memoria prej 3GB.

HTC Bolt do të ketë edhe hapësirën e brendshme prej 64GB dhe kamerën kryesore prej 18MP.