LAJMI I FUNDIT:

HTC me linjën e re të telefonave Ocean?

HTC me linjën e re të telefonave Ocean?

Gjatë ditëve të kaluara ka qarkulluar online një imazh i një telefoni HTC.


Në atë kohë, mendohej se imazhi mund të jetë vetëm një koncept i krijuar nga ndonjë dizajner, megjithatë, tani duket se mund të jetë ndryshe.

Një cicërrimë nga LlabTooFeR ka sugjeruar se një telefon i ri nga HTC mund të jetë në ndërtim e sipër. Cicërrima nuk specifikon këtë lajm mirëpo duket se të paktën tre modele të reja HTC të linjës ‘Ocean’ janë duke u punuar.

Modelet e ardhshme mendohet se do të quhen HTC Ocean Master, Ocean Note dhe Ocean Smart. Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse ‘Ocean’ është emri i ri i telefonave të ardhshëm të HTC ose mund të reprezentojë një seri të re, si puna e serisë së fundit ‘Desire’.

Poashtu, ende nuk dihet se kur do të lansohen këto pajisje pasiqë HTC së fundi është e angazhuar në linjën Pixel dhe Pixel XL, pajisjet e ardhshme mund të mos lansohen së shpejti.