LAJMI I FUNDIT:

HTC përgatit dy tablet të ri në Windows

HTC përgatit dy tablet të ri në Windows

HTC është duke u përgatitur në lansimin e dy tabletëve të rinj që bazohen në sistemin operativ të Microsoft, Windows RT, thuhet sipas një raporti të publikuar në Bloomberg.

Sipas këtij raporti merret vesh se prodhuesi i njohur tajvanez, i cili është duke u sfiduar shumë nga dy rival të fuqishëm si Apple dhe Samsung në tregun e telefonave të mençur mobil, është duke përgatitur dy modele të tabletëve, njëri prej të cilëve do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 12 inç, dhe tjetrin në stilin e pajisjes “fablet” me ekran më të vogël prej 7 inç, me të cilin përdoruesit mund të bëjnë edhe thirrje telefonike.
Burimet e Bloomberg nuk kanë dhënë asnjë detaj për kohën e mundshme të lansimit të këtyre dy modeleve të tabletëve në treg, mirëpo ka zëra që thonë se një gjë e tillë do të ndodhë në shkurt të 2013.
Modeli i tabletit me 7 inç do të jetë shumë interesant, sepse do të mund të konkurronte me iPad Mini të Apple dhe Nexus 7 të Google. / Telegrafi /