LAJMI I FUNDIT:

“Huffington Post”: Kosova interesante dhe e pasur

“Huffington Post”: Kosova interesante dhe e pasur

Portali i njohur amerikan “Huffington Post” i ka kushtuar disa rreshta vendet të Ballkanit Perëndimor. Në reportazh ka përshtypje të mira dhe e kundërta. Shqipërinë e konsideron një vend misterioz, Kosovën interesante, ndërsa Serbinë e tensionuar.

Tjetra në radhë është Shqipëria misterioze. Ky vend nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, por ka qenë e rreshtuar me Kinën e Kuqe për dekada. Zonat rurale janë të mrekullueshme dhe çmimet janë shumë të ulëta.

"Rrugët janë të ngushta dhe të pjerrëta, duke gjarpëruar mes maleve. Nëse ke një kamion ose autobus përballë, kaq ishte! Por shoferët shqiptarë i shmangin këto kthesa dhe në mënyrë të verbër kalojnë nëpër kthesat e forta dhe maloret e vështira. Mbrojtëset anash rrugës janë shumë të ulëta dhe nuk do e ndalonin një makinë që të rrëshqiste poshtë.


Kryeqyteti, Tirana, është një rrëmujë. Rrugët përfundojnë krejt papritmas, ndonjëherë edhe në ndonjë grumbull plehrash. Askush nuk flet anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe, që është një formë e greqishtes së vjetër. Ata janë në periudhë zgjedhjesh dhe pasi ne u larguam, pati një përplasje me armë dhe një politikan u vra!".

Serbia e tensionuar

“Sapo kaluam kufirin, duke lënë BE-në, energjia mori tjetër peshë dhe u tensionua. Serbia ka qenë një vend i ashpër dhe u mbështet gjithmonë politikisht nga Rusia. Beogradi për mua duket konfuz dhe i shkëputur si shtet. Serbët ende mendojnë për veten e tyre si pjesë e Jugosllavisë – e cila nuk ekziston më”, shkruan “Huffington Post”, citon KP.

Kosova interesante dhe e pasur

“Ditën tjetër nga Serbia shkuam drejt Kosovës, shtetin më të ri në Europë për të cilin Serbia ka ende pretendime. Megjithatë Serbia nuk do të hyjë në BE-së nëse vazhdon më këtë pikëpamje. Shihen gjithandej policë të BE-së për shkak të përleshjeve të shpeshta kufitare që ende ndodhin.

Kosova është interesante. Menjëherë vëreni praninë e myslimane, pak më të tensionuar duken ata pranë kufirit. Kur hymë në Prishtinë, trafiku ishte i tmerrshëm. Dukej sikur ndodhesh në qendër të Manhattan-it në orët e pikut. Kjo është diçka që nuk duhet të ndodh, sepse ka shumë para në Kosovë. Shumë ndërtesa të reja, makina dhe njerëz të veshur mirë. Ata përdorin euron si valutë dhe janë të mbështetura nga BE-dhe dhe vendet e pasura myslimane”, shkruan Stewart Sverdlov në reportazhin e tij të udhëtimit nga Amerika në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori