LAJMI I FUNDIT:

Humbi duar e këmbë, synon të notojë e të ngasë me proteza

Humbi duar e këmbë, synon të notojë e të ngasë me proteza

Ushtari i parë amerikan, që mbijeton pas humbjes së të 4 gjymtyrëve në Irak, ka thënë se synon të notojë dhe të ngasë automjetin, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për transplantimin e dy krahëve.

Brendan Marrocco, 26 vjeç, u plagos nga një bombë anës rrugës në vitin 2009. Ai mori gjithashtu palcën e eshtrave të dhuruesit të vdekur për krahët e tij, një terapi që e ndihmon trupin e tij të pranojë gjymtyrët e reja me mjekime minimale.

Kirurgu i tij tha se do të duhet më shumë se 1 vit, për të mësuar nëse Marrocco do të ketë mundësi të përdorë krahët e rinj më së miri.


“Shpejtësia maksimale është 1 inch (25,4 mm) në muaj për rigjenerimin e nervave”, tha doktor W.P.Andrew Lee, i cili udhëhoqi operacionin 13 orësh muajin e kaluar në spitalin “Johns Hopkins” në Baltimore (Maryland), gjatë një konference për shtyp gjatë së martës.

Katër ushtarë të tjerë kanë humbur të katër gjymtyrët dhe sërish kanë mbijetuar, që pas aksidentit të Marrocco-s, transmeton Top Channel.

Vet pacienti ka thënë se nuk di shumë informacione në lidhje me dhuruesin, por “i përulet dhuratës së tij”. Operacioni në fjalë është i shtati i kryer ndonjëherë në SHBA.

Marrocco tha të martën se synon përpara drejt rikthimit për të ngarë makinën dhe për të notuar, pas transplantit.

“Thjesht dua të marr më të mirën nga këto krahë. Në momentin që më dalin objektiva përpara, thjesht fokusohem tek ato dhe mundohem të shkoj sa më larg të mundem”, tha Marroco.

Ndërkohë që ka përdorur këmbë protetike (proteza) deri tani, ish-ushtari tha se e urrente faktin që nuk kishte duart e tij.

“Sigurisht, me duar edhe flasim. Bëjmë gjithçka me to dhe kur nuk i ke, ndihesh i humbur për pak kohë”, tha ai.

Protezat për krahët dhe duart janë përgjithësisht më pak të avancuara se ato për këmbët dhe shputat.

“Ai është i ri dhe me shpresë të jashtëzakonshme. Ai është i çmendur, por në kuptimin e mirë të fjalës”, tha doktor Jaimie Shores, drejtori klinik i transplantit të duarve në spital. “Mendoj se qielli është limiti për të”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori