LAJMI I FUNDIT:

Humbi mbi 108 kilogramë, pasi e detyruan të paguaj dy bileta në aeroplan (Foto)

Humbi mbi 108 kilogramë, pasi e detyruan të paguaj dy bileta në aeroplan (Foto)

Një grua që tashmë gëzon epitetin e modeles, ka arritur të transformoj trupin e saj në mënyrë të habitshme brenda një periudhe të shkurt kohore, duke humbur mbi 108 kilogramë.

Rosie Mercado, ishte duke udhëtuar me aeroplan kur përjetoj një përvojë poshtëruese në një aeroport, gjë që ndikoi pozitivisht që ajo të ndryshojë disa gjëra në jetë, transmeton Telegrafi.


Pesha 2

“Isha duke pritur në radhë për të hipur në aeroplan, kur një burrë mu afrua dhe më tha, ‘duhet të blini edhe një biletë për ulësen e dytë sepse në një nuk ju zë”, ka deklaruar 36-vjeçarja.

Pesha 3

“Jam ndjerë shumë e turpëruar sepse ai ma tha këtë para të gjithëve. Disa njerëz nuk e pranuan edhe aq mirë reagimin e tij, derisa disa tjerë filluan të qeshin, kurse unë nuk mund të ndalja lotët”, ka shtuar Mercado.

Prej atij momenti, nëna e tre fëmijëve vendosi të ndërroi gjithçka në jetën e saj, dhe falë ushtrimeve dhe dietave të rrepta, arriti të humb plotë 108 kilogramë.

Pesha 4

Por përveç ushtrimeve dhe dietave, ajo është dashur t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjike për të hequr lëkurën e tepërt në bark dhe pjesë tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

Pesha 5

Mercado përveç që arriti të humb mbi 108 kilogramë, ajo gjithashtu në prill të vitit 2014 nënshkroi kontratë me një agjencion mode të quajtur True Model Managment, për të udhëhequr një kampanjë.

Pesha 6

Ajo sot ka mbi 78.000 ndjekës në Instagram, pasi me gjestin e bërë disa vite më parë ka shërbyer si frymëzim për mijëra njerëz, të cilët gjithashtu dëshirojnë të humbin peshën e tepërt. /Telegrafi/

Pesha 7