LAJMI I FUNDIT:

Hungaria me referendum, për t’i thënë “jo” refugjatëve

Hungaria me referendum, për t’i thënë “jo” refugjatëve

Viktor Orban deklaroi sot për organizimin e një referendumi të hungarezëve në lidhje me politikën e tij kundër refugjatëve që do të zhvillohet të dielën një formë sfide ndaj Bashkimit Evropian, ku e vetmja e panjohur dhe i vetmi rrezik politik qëndron në shkallën e pjesëmarrjes në votim.

Rreth 8,3 milionë zgjedhës janë thirrur për të bërë të vlefshme kundërshtinë e kryeministrit hungarez për rishpërndarjen e kuotave të refugjatëve brenda Unionit Evropian.


Plani i parë i “rishpërndarjes” së 160.000 azilkërkuesish midis 28 shteteve anëtare po zbatohet me shumë vështirësi prej shtatorit 2015.

Hungaria nuk propozoi në atë periudhë asnjë vend akomodues dhe do të marrë në konsideratë nëse “jo” fiton përfundimisht vendi çlirohet nga çdo detyrim për të kontribuar në përpjekjen evropiane. Viktor Orban premtoi se do ta përcillte rezultatin e referendumit “në sistemin ligjor hungarez”, pa dhënë më tepër detaje.

Komisioni Evropian pohoi nga ana e tij se referendumi nuk do të ketë asnjë impakt ligjor në lidhje me angazhimet e miratuara. Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë ligjore për të zbatuar vendimet e marra”, u shpreh komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori