LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Napoli duhet të ëndërrojë për titull

Hysaj: Napoli duhet të ëndërrojë për titull

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka kërkuar nga tifozët që të vazhdojnë ëndrrën për titullin e kampionit të Serie A.

Pas fitores prej 3-1 kundër Chievos, skuadra e futbollistit shqiptar është barazuar me pikë me liderin Juventus dhe do ta sfidojë kampionin për Scudetto deri në fund të sezonit.


“Do t’i marrim ndeshjet një nga një duke u fokusuar te fitoret dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Nuk duhet të heqim dorë nga ëndrrat, sepse në jetë gjithmonë duhet të ëndërrosh”, është shprehur Hysaj për Mediaset Premium.

Zonja e Vjetër këtë javë luan si mysafir i Atalantas. /Telegrafi/