LAJMI I FUNDIT:

I dinte shkronjat ende pa hyrë në shkollë

I dinte shkronjat ende pa hyrë në shkollë

Që nga fëmijëria nuk ka qenë një tip i mbyllur, përkundrazi ka qenë shumë e gjallë, ambicioze dhe se gjithmonë ka kërkuar vëmendjen e të tjerëve.

Kështu thotë ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Ende pa shkuar në shkollë kam mësuar shkronjat dhe numrat sepse gjithmonë kam qenë në garë me të tjerët, dhe jam karakterizuar si fëmijë jashtëzakonisht aktiv”, ka thënë ajo për “Tribuna Shqiptare”.


Ndërkaq si gjithë të tjerët edhe ajo i ka pasur preferencat e veta, transmeton Indeksonline. ‘Normal që si të gjithë të tjerët, edhe unë i kam pasur preferencat e mija, se me kë dëshiroja të kaloj më shumë kohë”, ka thënë Çitaku.

Ndërkohë ajo ka qenë në të njëjtën shkollë me dy ministra të tjerë. Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe me ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci.

Ajo thotë se, i takon ndonjë meritë që Krasniqi dhe Stavileci janë sot në PDK.

”Dhe pak a shumë i marrë meritat, pse ata sot janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërkaq ajo me emocion kujton një koment që ka marrë nga babai i një dëshmori.

“E kujtoj me shumë emocion një takim timin të rastit me babain e një dëshmori. Ai zotëri shumë dinjitoz më tha se ishte ndjerë krenar me paraqitjen dhe fjalimin tim në Këshillin e Sigurimit në OKB. E di se jam ndjerë shumë e lumtur dhe në të njëjtën kohë kam qarë. Sa herë e kujtoj atë takim emocionohem shumë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori