LAJMI I FUNDIT:

I ftohti i merr jetën një 38-vjeçari

I ftohti i merr jetën një 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë. I riu është nga fshati Banjë i Gramshit dhe është gjetur i ngrirë në rrugë sot në mëngjes. Mësohet se 38 -vjeçari, Orges Daja është gjetur i ngrirë pranë shtëpisë së tij.

Dyshohet se viktima ka pësuar infarkt nga i ftohti, pasi vuante nga zemra. Kjo është viktima e dytë në qarkun e Elbasanit.

Dy ditë më parë në Elbasan një i moshuar gjeti vdekjen nga ataku në zemër. Mjekët thanë se shkak ishin temperaturat e ulëta dhe i ftohti. /KP/Telegrafi/