LAJMI I FUNDIT:

I harrojnë kërcënimet, vazhdojnë dialogun

I harrojnë kërcënimet, vazhdojnë dialogun

Serbia nuk do të braktisë procesin e bisedimeve për shkak të vendimit të fundit të Tribunalit të Hagës. Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, duke paralajmëruar pjesëmarrjen në raundin e ri të dialogut, ka lënë të kuptohet se bisedimet do të vazhdonin edhe nëse përballë do ta kishte Ramush Haradinajn. Thaçi dhe Dacic pritet të takohen të martën.

Zyrtarët e lartë të Serbisë nuk do ta braktisin procesin e dialogut për shkak të lirimit të Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës.

Disa ditë para se të merrej vendimi për ish – Kryeministrin e Kosovës, Serbia kishte bërë presion kundër lirimit të tij, madje duke paralajmëruar edhe mundësinë e largimit nga bisedimet.


Por, zyrtarët e shtetit serb nuk e kanë ndërmend që t’i mbajnë zotimet që ia ka dhënë Baroneshës Catherine Ashton, e cila po ndërmjetëson procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kështu, Ivica Dacic ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në raundin e ri të bisedimeve, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme, shkruan Express.

Gjatë takimeve mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacic, që është paralajmëruar për të martën, në rend të ditës do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Dacic madje nuk e ka problem nëse si bashkëbisedues do ta ketë edhe Ramush Haradinajn

“Në interes të Serbisë është vazhdimi i dialogut. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori