LAJMI I FUNDIT:

I pacensuruar: Dokumenti i Pavarësisë së Shqipërisë, siç nuk e keni parë (Foto)

I pacensuruar: Dokumenti i Pavarësisë së Shqipërisë, siç nuk e keni parë (Foto)

Vendimi i shpalljes së pavarësimit kombëtar, dokumenti më i rëndësishëm i Shqipërisë së re politike, vijon të vuajë tmerret e pafundme të kalvarit komunist, me gjithfarë gjymtime e operacione tmerri në trupin e tij të shenjtë. Madje edhe sot në dokument mbeten të fshirë gjashtë firmëtarë të pavarësimit (që më 1965). Ndrsa, ky dokument i censuruar ka fituar të “drejtën” e qytetarisë thuajse në të gjithë botimet historike, madje e ato të 100-vjetorit të Pavarësisë, e ato të Akademisë së Shkencave të Republikës.

Dokumenti i Pavarësisë nuk doli kurrë në dritë i plotë, por vetëm i censuruar. Atë e sjell të plotë për herë të parë Nexhip P. Alpan, i lindur në Zhulat të Gjirokastrës (më 1920) e prej atëherë familjarisht emigrant ekonomik në Turqi deri kur ndahet nga jeta më 2003. Alpan ishte autor i më shumë se 30 librave studimore, me të vetmin subjekt: shqiptaria… Biblioteka personale e tij ka më shumë se 6000 tituj, por edhe dorëshkrime të shumta të vjetra me temë shqiptarët

Në vitin e 62-të të shpalljes së Pavarësisë, Alpan botoi librin “Arnavutlugun Bagimsizligi v e Avlonyali Ismail Kemal” (Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë…). Në faqen 24 të librit, autori në një faqe të plotë boton faksimile/ fotografi me emërtesë në kapitale shqip në të zezë: “Dokumenti i shpalljes së Pavarësisë” dhe përfundi katër rreshta në turqisht: “Ismail Qemal Beu, kryetar i Kongresit [Kuvendit] deklaroi rreziqet e mjerimet ku ndodhej Shqipëria dhe kongresistët pranuan me një zá independencën dhe proklamuan shqipërinë shtet independent e të lirë.”

Zbulesa e albanologut Alpan është dokument i plotë që për herë të parë jep imazhin e plotë, të qartë e të drejtpërdrejt të Dokumentit të Pavarësisë në ditën e parë të nënshkrimit të tij, më 28 nëntor 1912! /Shqiptarja/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori