LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin kuletën prej dorës

Ia vjedhin kuletën prej dorës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë viktima femër shqiptare ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur ia kanë marrë kuletën nga dora.

Sipas saj, personat e panjohur, pasi ia kanë marrë kuletën janë larguar në drejtim të panjohur.


Në njoftim të Policisë thuhet se viktima raporton se në kuletë kishte 50 euro dhe dokumente personale.