LAJMI I FUNDIT:

iAs Watches & Jewelry: Në dyqanin e ri, orët dhe syzet origjinale vijnë me super-zbritje (Foto)

iAs Watches & Jewelry: Në dyqanin e ri, orët dhe syzet origjinale vijnë me super-zbritje (Foto)
  • iAs është përfaqësuesi ekskluziv në Kosovë i markave kryesore botërore të orëve dhe syzeve.
  • Në dyqanin e ri outlet, orët, syzet dhe aksesorët që gjithmonë i keni ëndërruar, mund t’i bleni me çmime të zbritura

Përveç dyqaneve në qendrat e mëdha tregtare në Kosovë, përfaqësuesi ekskluziv i dhjetëra markave më të njohura botërore për ora dhe syze, iAs Group, tani ka hapur edhe dyqanin outlet, në të cilin do të ofrojë disa nga produktet më të kërkuara në treg, me çmimet që mund t’i përballojë secili kosovar.

iAs Outlet Store tani është hapur në Albi Mall, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë. Në këtë dyqan, iAs ofron shumicën e markave dhe modeleve të orëve, syzeve apo aksesorëve tjerë që ofrohen edhe në dyqanet e saj në qendër të Prishtinës (përballë Hotel Grand), në Grand Store, në Albi Mall, në Ferizaj, e në Gjilan, por me çmime dukshëm më të volitshme.

iAs 01

Me Outlet Store, iAs e ka bërë të mundur që edhe studentët apo edhe të rinjtë, në përgjithës,i të mund ta zgjedhin një orë nga markat e njohura botërore, sikurse Festina, Lotus, Jaguar, Candino, Police, Cerruti, Calvin Klein, Armani, Diesel, Fossil, DKNY, Skagen, Adidas, Tommy Hilfiger… ose ndonjë nga shumë brendet tjera që ofron iAs, pa u shpenzuar shumë dhe pa lënë asgjë tjetër mangët prej buxhetit të tyre.

“Me hapjen e dyqanit të ri outlet, në Zonën Industriale, ne po synojmë që të jemi sa më afër klientëve tanë, të cilëve po ua mundësojmë një mënyrë të re të blerjes së disa prej produkteve më të mira të orëve, syzeve dhe aksesorëve tjerë në botë, por për çmimet që atyre ju përshtaten më së shumti”, ka thënë Amir Latifi, drejtor ekzekutiv i iAs Group. “Ne vazhdimisht do të zgjerohemi dhe do të jemi afër zonave më të populluara urbane, për të dhënë një përvojë të re të blerjes së produkteve origjinale nga markat kryesore të modës në botë”.

iAs 02

iAs është përfaqësues ekskluziv për Kosovë për orët Emporio Armani, Diesel, DKNY, Skagen, Fossil, Adidas, Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Police, Cerruti, Festina, Lotus, Candino dhe Jaguar.

Por, rrjeti i dyqaneve të iAs ofron ekskluzivisht edhe syzet e markave më të dalluara të modës botërore, sikurse Salvatore Ferragamo, Chloe, Lacoste, Calvin Klein, Liu Jo, Nautica, Valentino, Karl Lagerfeld, Police, Tom Ford, Diesel, Dsquared 2, Guess, Porsche Design dhe Mercedes Benz.

Në dyqanet e iAs, në gjithë Kosovën gjeni edhe aksesorët e ndryshëm nga Fossil, Diesel, Skagen, Police, Lotus apo Tommy Hilfiger, mes tjerash.

Për t’i parë gjitha modelet më të reja të orëve, syzeve dhe aksesorëve nga markat e lartpërmendura, vizitoni faqen e iAs Watches & Jewelry në Facebook dhe në Instagram.