LAJMI I FUNDIT:

Ibra mohon komentet mbi Messin dhe Ronaldon

Ibra mohon komentet mbi Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, e ka bërë të qartë se ai nuk ka thënë asgjë të keqe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Portali argjentinas Canchallena, ditë më parë publikoi një intervistë duke cituar suedezin ta ketë quajtur Messin tepër të vogël, ndërsa Ronaldon pas dhjetë më të mirëve.

“Unë mund të them vetëm gjëra pozitive për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Nuk kam dhënë asnjë intervistë në të cilën kam thënë gjëra negative për këta dy lojtarë, për të cilët kam respekt të madh”.


“Jam i nervozuar dhe i inatosur që kam rënë viktimë e këtyre lajmeve, të cilat shpikin lajme për futbollistët vetëm për t’i shitur më shumë gazetat e tyre”.

“E respektoj futbollin, ekipin tim, bashkëlojtarët e mi dhe kundërshtarët, gjithmonë do ta bëj këtë”, ka thënë Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/