LAJMI I FUNDIT:

Ibra mund të jetë shpëtimi i Unitedit, mësoni arsyet (Foto)

Ibra mund të jetë shpëtimi i Unitedit, mësoni arsyet (Foto)

Zlatan Ibrahimovic është një nga emrat që lidhet me një kalim te Manchester Unitedi, mirëpo ka të tillë që dyshojnë nëse ai mund të rezultojë i suksesshëm te Djajtë e Kuq.

Mediat e kanë krahasuar këtë situatë me atë kur Sir Alex Ferguson vendosi ta blinte Robin van Persien, i cili kishte probleme të vazhdueshme me lëndime.

Mirëpo, holandezi rezultoi shumë i suksesshëm në Old Trafford duke shënuar 30 gola në 48 paraqitje në sezonin e tij të parë në të gjitha garat dhe atë vit, Unitedi e fitoi Ligën Premier.

ibra2

Suedezi enigmatik është lojtar i lirë, por dilema ekziston për faktin se ai është 34 vjeç. Porse, ai mund t’i zhvillojë me siguri edhe dy sezone në nivelin më të lartë.

Këtë e dëshmon fakti se ishte sulmuesi kryesor te Paris Saint-Germaini duke i lënë nën hije kolegët e tij. Prandaj, angazhimi i tij te klubi anglez mund t’i japë kohë Marcus Rashfordit që të zhvillohet.

Kanë kaluar katër sezone qëkur Unitedi nuk e ka fituar titullin dhe një sezon i katërt pa titull do të ishte tmerr për tifozët dhe stafin e klubit.

Prandaj, klubi do të bëjë ndryshime të mëdha para fillimit të sezonit duke filluar me angazhimin e Jose Mourinhos, të cilit Ibra do t’i shërbente shumë në fazën e sulmit, sepse pos të qenit golashënues, ai është edhe i fuqishëm fizikisht.

zlat1

Megjithëse paga prej 250.000 funtesh në javë do ta bënte suedezin njërin prej lojtarëve më të paguar te Unitedi, kjo nuk përbën lajm të ri, pasi klubi ka shpenzuar shuma të tilla në të kaluarën me lojtarë, si Radamel Falcao, i cili ishte dështim.

Ditët e Wayne Rooneyt si sulmues janë të numëruara dhe me Mouronhon si trajner, ai do të luajë në mesfushë. Kështu, në sulm mbeten vetëm Anthony Martial dhe Rashford.

E gjithë skuadra e Unitedit shënoi 49 gola gjatë sezonit që lamë pas, më pak sesa ka shënuar Ibra i vetëm.

Golat e Ibrahimovicit në katër sezonet e fundit:

2012-2013: 46 paraqitje, 35 gola
2013-2014: 46 paraqitje, 41 gola
2014-2015: 37 paraqitje, 30 gola
2015-2016: 51 paraqitje, 50 gola

ibra

Arritja e tij në ‘Teatrin e Ëndrrave’ krahasohet edhe me Eric Cantonan, i cili ishte një lojtar kontrovers, por Sir Alex Ferguson arriti ta kontrollojë, ngjashëm siç mund të bëjë Mourinho me Ibran.

Mou dhe Ibra së bashku në Old Trafford është një shenjë për ‘fishekzjarrë’ dhe pikërisht këtë e duan tifozët, pas një viti të papëlqyer nën drejtimin e Louis van Gaal.

ibramou

Qëndrimi i 34-vjeçarit në Ligën Premier do të jetë afatshkurtër, por mos harroni se ai ka fituar tituj me secilin klub që ka luajtur. /Telegrafi/

ibra1

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori