LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Më mungon Italia

Ibrahimovic: Më mungon Italia

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se atij po i mungon jeta në Itali dhe se nuk e di ku shtrihet e ardhmja e tij.

“A do të qëndroj te PSG? Do të shohim. Shumë gjëra mund të ndodhin. Shumë herë në të kaluarën kam thënë se do të qëndroj, por në fund e kam ndërruar klubin. Kësaj radhe nuk do të them asgjë”.

“Më mungon Italia. Është shtëpia ime e dytë. Klubet për të cilat kam luajtur, Juventusi, Interi dhe Milani, janë klubet më të mëdha në botë, kam fituar shumë me to dhe e di si është të jesh futbollist në Itali”.


“Ka shumë dallim, italianët janë fanatikët më të mëdhenj të futbollit. Ata janë mësuar të kenë yje të mëdha të futbollit dhe kur vijnë në Itali, ata i trajtojnë në një mënyrë të veçantë”, deklaroi Ibrahimovic. /Telegrafi/