LAJMI I FUNDIT:

“Ibrahimovic si Terminatori”

“Ibrahimovic si Terminatori”

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic është krahasuar me Terminator nga mbrojtësi i Northampton Town, Gabriel Zakuani.

Suedezi erdhi nga bankina në 35 minuta e fundit në fitoren e Unitedit 3-1 në Kupë të mërkurën ndaj Northamptonit, dhe kështu nga ndikimi i tij i madh në lojë, mbrojtësi Zakuani e ka cilësuar Ibran si një Terminator, nga mënyra e të folur të suedezit.


“Ai flet shumë në fushë, por ai flet pak si një robot, si një lloj Terminatori. Ky është lloj i një lëvizje të ngadaltë”, tha Zakuani për BBC World Service, transmeton Telegrafi.

‘Ibrahimovic është arrogant’
Lexo po ashtu ‘Ibrahimovic është arrogant’

“Ju mund të shihni ndikimin e tij në ekipin e tyre. Ai iu tregonte disa nga lojtarët që ishin duke nxituar, se si duhet qetësuar dhe pushuar topi”.

“Ju mund të shihni menjëherë se ai ka respektin e të gjithëve në klub”, përfundoi mbrojtësi i Northamptonit. /Telegrafi/