LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet një nga sulmuesit, një 18-vjeçar iranian (Video)

Identifikohet një nga sulmuesit, një 18-vjeçar iranian (Video)

Edhe në këto çaste po vazhdon ndjekja e sulmuesve të qendrës tregtare Olympia të Munihut, ku mbetën të vdekur nëntë persona të pafajshëm.

Gjithçka rreth sulmit në Munih
Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munih

Lagja Moosach e këtij metropoli është pothuajse e bllokuar, në tentimin për të kapur sulmuesit e arratisur.


Sipas informatave, një nga sulmuesit që ka vrarë veten është 18-vjeçar me prejardhje nga Irani, por që ka jetuar në këtë qytet. Kjo është bërë e ditur nga shefi i Policisë, Hubertus Andrae.

Motivet e sulmit ende nuk dihen.

16 persona nga 21 të plagosur, sipas Policisë, po marrin trajtime në spital. Tre janë në rrezik për jetën. /Telegrafi/