LAJMI I FUNDIT:

IFES publikon raportet për pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje, subjektet politike dhe ndikimin e gjuhës së urrejtjes tek ta

IFES publikon raportet për pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje, subjektet politike dhe ndikimin e gjuhës së urrejtjes tek ta

Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore, me mbështetjen e USAID-it, sot bëri publikimin e 3 raporteve: “Pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet në Kosovë”; “Roli i të rinjve në subjektet politike”, dhe “Ndikimi i gjuhës së urrejtjes si mjet politik në rininë e Kosovë”.

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Betim Gjoshi përgëzoi IFES-in për këto publikime duke vlerësuar se këto të dhëna do t’i shërbejnë KQZ-së, por në veçanti edhe subjekteve politike dhe akterëve të tjerë në zgjedhje.


“Të rinjtë janë një potencial i jashtëzakonshëm i shoqërisë tonë dhe angazhimi i tyre, konsideroj se nuk duhet të përfundojë thjesht me realizimin e të drejtës së tyre për të votuar”, tha Gjoshi.

Në këtë prezantim të këtyre publikimeve, morën pjesë zyrtarë të IFES-it, USAID-it, dhe përfaqësues të subjekteve politike, shoqërisë civile dhe të organizatave rinore./Telegrafi/