Ky ilaç i ri është kombinim i tri medikamenteve që përdoren për trajtimin e tuberkulozit, të përziera në dozën e duhur, dhe ka aromë fruti.


Deri tani, Aleanca Globale e Tuberkulozit thotë se ilaçet e përcaktuar për të rriturit janë ndarë për të bërë dozën për fëmijët.

Rreth një milion fëmijë sëmurën me tuberkuloz çdo vit, e cili është sëmundja më vdekjeprurëse në botë.

Në vitin 2014, vlerësohet se 140 mijë fëmijë vdiqën nga tuberkulozi, sipas shifrave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.