LAJMI I FUNDIT:

Ilazi: MSA kontratë për të ardhmen e Kosovës

Ilazi: MSA kontratë për të ardhmen e Kosovës

Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe me mbështetje të Organizatës Qeveritare Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, mbajti sot konferencë informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE” dhe qëllimi i kësaj konference ishte që të diskutohet për rëndësinë e MSA-së, hapat që do të ndërmerren në drejtim të zbatimit të saj si dhe rolin dhe detyrimet që kanë Komunat e Kosovës në këtë drejtim.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka theksuar se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim është një marrëveshje historike, një kontratë për të ardhmen e vendit tonë dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë.


“Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë, sepse vetëm duke zbatuar MSA-në ne do të përafrojmë vendin tonë me Bashkimin Evropian, dhe duke bërë një gjë të tillë ne do të forcojmë sundimin e ligjit dhe ekonominë.

Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet absolut kombëtar, që gëzon përkrahje nga e gjithë shoqëria dhe spektri politik”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Po ashtu ka folur edhe për Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së i cili fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit të Kosovës BE që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të MSA-së, përafrimin e legjislacionit vendas me acquis të BE-së si dhe zbatimin e legjislacionit të përafruar – përmes avancimit të politikave, reformave institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.

Në panel diskutues gjatë kësaj konference ishte edhe zëvendësministëri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, shefi i Njësisë për Çështje Politike, Ekonomike dhe të Integrimit në BE nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Gnocchi si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Po ashtu konferenca vijojë me prezantimet e përfaqësuesve të Ministrisë së Integrimit Evropian mbi detyrimet dhe përfitimet politike dhe ekonomike që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori