LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda: Mimoza Kusari-Lila do të vijë në partinë e re

Ilir Deda: Mimoza Kusari-Lila do të vijë në partinë e re

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i cili para disa ditësh dha dorëheqje nga kjo parti, ka thënë se nuk ka biseduar me ish-të parën e shteti Atifete Jahjagën, për angazhimin e saj në subjektin e ri politik që do ta formojë, por një gjë të tillë tashmë ia ka konfirmuar kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

“Nuk jam takuar me ish-presidenten”, ka thënë Deda në një intervistë të dhënë për televizionin Tema.


Ndërkaq, Deda ka treguar se njëherë për njëherë është vetëm kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ajo e cila ka vendosur t’i bashkohet partisë së re, përcjell GazetaBlic.

“Zonja Kusari është e para që ka thënë se do të vijë”, ka shtuar ai.

E sa i takon subjektit të ri politik, Deda ka thënë se kjo do të ndodhë, mirëpo mbetet të shihet në muajt në vijim.

Kujtojmë se më 25 prill, Ilir Deda vendosi ta braktisë përfundimisht Vetëvendosjen, me ç’rast lajmin e pati bërë të ditur në një konferencë të përbashkët me sekretarin e VV-së Dardan Molliqaj.

Deda ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk do të themelohet edhe një kohë.

“Gjykata është votuar në gusht. Ajo nuk është as afër themelimit”, ka thënë ai për emisionin ‘Logu’ në televizionin Tema.

Për dallim nga kjo, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ai e ka konsideruar si një të marrëveshje të rëndësishme, e cila sipas tij do të sjellë shumë gjëra të mira, po që se dimë ta shfytëzojmë.

“MSA-ja është një mundëi për zhvillim të Kosovës, mundësi për rritje të vendeve punës. Sa do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, varet vetëm nga ne vetë”, ka thënë ai gjatë intervistës.

Ndërsa, ka theksuar se MSA-ja nuk është meritë vetëm e qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori