LAJMI I FUNDIT:

iMac do të prodhohet në Amerikë

iMac do të prodhohet në Amerikë

Më herët gjatë javës Apple kishte thënë se do të shikoj mundësinë që disa prej kompjuterëve të saj iMac të prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm ka bërë bujë pas etiketimit të iMac-ëve të rinj si “i montuar në SHBA”.

Për të dhënë më shumë dritë mbi këto raporte mediale, drejtori i Apple, Tim Cook është deklaruar publikisht.
Në një intervistë për Bloomberg Businessweek, Cook ka konfirmuar se Apple do të sjell një pjesë të prodhimit të kompjuterëve iMac në SHBA.

Ky njoftim është parë si një lajm i mirë për Amerikën, pasi që siç thuhet një veprim i tillë ka qenë i nevojshëm, dhe se i njëjti është imazh i mirë për shtetin dhe ekonominë amerikane. / Telegrafi /